Një Shtet më mirë se një Pushtet

Nga Nertil Dika –

Po jetojmë në një kohë të çmendur, ku ata që betohen dhe stër betohen në kushtetutë, e shkelin me dy kembët ate, madje arrijnë deri aty sa nuk e njohin fare.
Po jetojmë një kohë ku llumi dhe analfabetët mbledhin taksat tona dhe kanë në dorë të ardhmen tonë.
Po jetojmë në një kohë ku Shqipetarve po ju vishen sytë nga propaganda dhe grabiten pronat ditën per diell.
Ku babezia tashme e ka lënë shumë pas logjiken dhe ku varferia nuk ka më arsye për tu justifikuar .
Ku politika ka marrë përmasat e një Lumi të rrëmbyshëm dhe qytetarët si komardaria që shkon nga e çon rrjedha.

Kemi ardhur në një kohë ku diferenca mes të varfrit dhe të pasurit po behet e frikshme.
Ku profesorë dhe punonjësit e administratës përdoren si plaçkë lufte nga Pushteti.
Ku e mira pērulet para se keqës, dhe i varfëri keqpërdorët për një asistencë sociale qesharake.
Ku shtresa në nevojë është falenderuese kur i serviret një vaktë ushqim i skaduar tash sa kohë nëpër menzat e propagandës ku ka më shumë fotografë dhe kameraman se njerëz me barkun bosh.

Në Shqiperine time realiteti qytetarëve dhe realiteti sipas një politikani është si nata me diten.
Ku sindikatat behen palë ne menyre te neveritshme me pushtetin.
Ku shumë pronarë mediash e shpërndajnë lajmin sipas tenderit që marrin dhe jo si pas asaj që shohin gazetaret në terren.
Ku një politkan spurdhjak bredh me makinë milionëshe dhe fëmijët e Shqipetarëve nuk hanë as 3 vakte bukë.
Po këtu në Shqipërinë time ambasadoret mbushin xhepat dhe minatorët e naftëtarët nuk arrijnë të dalin në pension.

Kështu pra të dashur miq,po jetojme ne epoken e Spiropalit ku vetëm se të japë llogari për miliardat që ka vjedhur emërohet ministre dhe na citon Nolin.
Në epoken e Alfred Pezës ku vetëm se te ishte në burg, na e nxjerrin çdo natë në tv për të na mbushur mendjen se Shqipëria nuk është kjo që shohim ne por ajo që sheh ai.
Në epokën e Veliajt ku propaganda dhe tallja me qyetarët eshte për tej te neveritshmes për mos të thënë monstruoze .
Jetojmë ne kohën e Supermenit që shfaqet krenar ne tv si blerës votash.
Jetojme ne epoken e “Skënderbeut të Spiropalit” ku bredh me 500 forca speciale nëpër Shqipëri dhe u tregon qytetarëve barsaleta vetëm se t’ju japë llogari për vjedhjet, papunësinë, pensionet e ulta ,rrogat e ulta, rritjen e çmimit te naftes, rritjen e energjisë elektrike,per miliarda euro abuzime nga administrata e tij, 0 investime te huaja nē vend, asnje hap para për në Bashkimin Europian, dhe dihet nga të gjithë që është i zhytur deri ne grykë ne tendera korruptiv.

Por ajo që më frikëson më shumë është mos reagimi i qytetarëve ku çdo aferë korruptive na duket normale, çdo krim i shëmtuar na duket normale, ku ndodh një abuzim me të mitur ne mes te qytetit vetëm i bejmë një video dhe majftohemi, ku perversët nëpër urbanë filmohen dhe bëhen meme por nuk merren zvarrë dhe hidhen në asfalt, nuk reagojme as kur i mohohen të drejtat një bashkëfshatari, komshiu apo bashkombasi por e lemë në meshirë te fatit të rropatet e të nëpërkëmbet ky Pushtet i babzitur që një ditë mund të na gëlltis të gjithëve.

Le të reagojmë sëbashku dhe të punojmë që të kemi një Shtet që na shërben të gjithëve dhe jo një Pushtet që abuzon me te gjithë.

SHKARKO APP