Një urim për Margarita Xhepën nga Nora Malaj

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Margarita Xhepa është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kësisoj i është nënshtruar sot një operacioni të vështirë në këmbë.

Duke u nisur nga kjo, ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj ka vendosur që përmes rrjeteve sociale t’i urojë shërim sa më të shpejtë aktores.

Komenti i Nora Malajt

Për ty e madhja Margarita!

Në ketë dite te bukur, siç është sot, dita e Sulltan Nevruzit, bashkë me urimin për një jetë të rilindur e me dashuri, të uroj vetëm shendet, mbarësi e bardhësi në jetën tuaj e pa arritshmja Margarita Xhepa.Nuk ka lajm më të bukur sesa operacioni juaj që doli me sukses. Të gjithë, i madh e i vogël ndjehet krenar për ty dhe për gjithçka ke bërë e vazhdon të bësh për vendin e për shqiptarët! Ti je krenari kombetare e ndaj urimet me zemër qe ti të sherohesh sa më shpejtë , janë sot në këtë ditë për ty. Qofshë e lumtur teta Margaritë! Për ne ti je një margaritar!!!! Sherim të shpejtë e mbarësi , o gruaja me vlera kombëtare! ??????????

SHKARKO APP