Një vit nga humbja e të vëllait, Blerina Gjylameti mesazh prekës: Thonë që mësohesh me mungesën…
Deputetja e PS, Blerina Gjylameti ka kujtuar vëllain e saj të ndjerë. Në një postim në rrjetet sociale, deputetja shkruan se është bërë një vit nga humbja e tij.
Vëllai i deputetes humbi jetën në një aksident tragjik në aksin Tiranë-Elbasan. Ndërsa Gjylameti prek me mesazhin e saj, nteksa shkruan se është kaq e vështirë të mësohesh me mungesën e tij.
“Një vit pa ty, na duket pafundësi.
Thonë që mësohesh me mungesën, që dhimbja tjetërsohet, shndërrohet, por është kaq e vështirë.
Kthehesh pas në kohë e udhëton në kujtesë për të gjetur momentet e bukura e të lumtura që të lehtësojnë dhimbjen, që të mbushin zbrasëtirën. Sjanë pak, kemi qënë gjithmonë krah njeri- tjetrit , ti me atë natyrën tënde të ndrojtur por me zemrën më të madhe që kam njohur ndonjëherë.
I kudogjendur jo vetëm për mua e familjen, por edhe për miqtë e cdo kënd që kishte nevojë. Ashtu të kemi kujtuar këto ditë me miq të shumtë që na kanë ndenjur pranë e na kanë pasuruar pa fund me episode të shumta të tuat për të bërë të paharrruar në mendjet e zemrat tona!’, shkruan deputetja.
https://www.facebook.com/BGjylameti/posts/3052404724864791