Njerëzit më të pasur në botë, ja cila shenjë e horoskopit dominon

Ata që besojnë tek astrologjia, janë të mendimit se shenja e zodiakut mund të ndikojë në jetën tonë, përfshirë këtu edhe paratë dhe shansin për t’u bërë miliarder. Hulumtuesit në UK Domain, një platformë që ofron ekspertizë dixhitale për bizneset e vogla, arritën në përfundimin se shenja e horoskopit që ka më shumë mundësi për të pasur para është: Peshorja.

Ata shfrytëzuan listën e Forbes, duke zgjedhur mes tyre një numër të caktuar nga njerëzit më të pasur në botë. Të dytët pas Peshores, u renditën Peshqit, të ndjekur nga Gaforrja, Demi dhe Luani që plotësuan Top5. Renditja vijon: Akrepi, Binjakët, Dashi, Ujori, Virgjëresha, Shigjetari dhe Bricjapi.

Si shenja që çel ekuinoksin e vjeshtës, i cili karakterizohet për një balancim të ditës dhe natës, errësirës dhe dritës, Peshorja gëzon një ekuilibër perfekt. Kështu ajo di të vendosë caqet e duhura, të respektojë kufijtë dhe të tregohet e arsyeshme sa herë është nevoja.

Peshoret janë qenie dashamirëse dhe të sjellshme, simbole të drejtësisë, barazisë, të së bukurës dhe harmonisë. Ajo çka dallon është të qenurit tepër socialë, kanë një zë të ëmbël që i tërheq të tjerët, i bën të ndjehen mirë dhe të rëndësishëm. Janë qenie të paqta dhe me shije të rafinuar; përbuzin padrejtësinë, zënkat, vulgaritetin dhe dhunën.

SHKARKO APP