Njeriu që po luan shah me vdekjen!
Nga Shpëtim Bushati –
Anders Tegnell shefi i epidiomiologjise kombëtare të Suedisë! Njeriut kontravers te cilit i mungon trimëria te jete frikacak me pandeminë më të tmerrshme të 100 viteve të fundit !
Teoria e tij, se të jesh pasiv dhe i izoluar, kushton më shumë se sa të gabosh, po traumatizon botën mjekësore në të gjithe rruzullin. Shkencëtari i cili ka studiuar mjekësi, mjekësi tropikale, dhe higjenë , dhe matematikë në universitetet e Linköpingut, Londrës dhe Lundit, është sot, figura më popullore e vendit skandinav me sistemin më të mirë mjekësor, të klasit botëror. Skepticizmi i kolegeve botërorë si vrasje e vonuar, nuk e shqetëson aspak në teorinë e tij të imunitetit të masës.
I bindur se izolimi është më i keq se vete pandemia, Anders Tegnell është fanatik i teorisë së tij se: njeriu nuk duhet të sëmuret për një kohë të gjatë, dhe nuk duhet të shërohet shpejt, si retorikë e tij kundër pandemisë vrastare. Thirrja e tij është: të ruajmë vetëm të moshuarit, dhe njerëzit me sëmundje kronike. Duke njohur psikologjinë e popullit të vet se pesha e udhëzimeve dhe e direktivave, rëndon njësoj si pesha e ligjeve të shtetit , ai ishte kundër izolimit total, si pjesë e fuqisë së politikës. Duke njohur kulturën e shtetasve të tij, të cilët të gjithë janë të gatshëm, të ngjisin shkallët e pallatit disa herë në ditë se sa të marrin ashensorin , ai e di mirë se nevoja për konsumimin e ilaçeve është disa herë, më pak se vendet e tjera të Botës. Ai e njeh mirë maksimën se koha është mjeku më i mirë, duke shpresuar se , pandemia do të arrijë kulmin këto dite prilli, dhe pastaj do të bjerë gradualisht me kohën.
Çdo kush mund të mendojë se një vend i “çmendur” nuk ka mbyllur shkollat , palestrat, stërvitjet sportive , ndërmarrjet ekonomike , transportin publik , kafet e restorantet, mund të përfundojë në katastrofë pandemike me shumë humbje njerëzore. Perceptimi i tij se infektimi gradual i popullsisë është një mbrojtje natyrore, për të zvogëluar efektet e pandemisë dhe rikthimit të saj në vjeshtë, tashmë veç popullit suedez , ka marrë dhe miratimin e shkencëtarëve të Universitetit të Harvardit.
Ai nuk shqetësohet aspak dhe nga kritikët e vendeve fqinje, të cilët kanë paralizuar çdo gjë, duke u nisur nga teoria se më shumë ka bakterie në trupin e njeriut, se sa njerëz të gjallë në Botë. Ai e ka mësuar përmendësh kulturën e një populli me tradita luterane, se natyra koha, dhe durimi, janë mjekët më të mirë. Aplikimi i teorisë së tij pragmatiste, të fituar në luftën kundër ebolës kur shërbente në vendet afrikane , i jep shpresë se Suedia do të ndjehet më mire se, shtetet e tjera, kur të ndalojë treni pandemik. Motoja e tij është: sa më shumë personel mjekësor në spitale dhe qendrat e banimit të moshuarve, për të shpëtuar jetë njerëzish. Mbyllja e shkollave 9 vjeçare e fillore , do të thotë se gjithë, ajo armatë personeli të kujdesit, mjekësor, efektive të policisë dhe punonjësve të shërbimit social, do të qëndronin në shtëpi, për t’u kujdesur për fëmijët e tyre. Ky bllokim do të ndikonte në masë në shërbimet e tyre , dhe humbja e njerëzve do të ishte ende dhe më e madhe. Edhe i vetëm trim në luftë!
Presim dhe shpresojmë nëse Anders Tegnell do ta fitojë lojën e shahut kundër vdekjes!