Njihuni me 43-vjeçarin që është bërë “alfa” i një tufe ujqish

Frank Andre Soma është një 43-vjeçar që drejton një tufë ujqish.

Sado e frikshme dhe e pabesueshme të duket, Frank është mashkulli “alfa” i një tufe ujqish ngjyrë gri në Parkun Natyror Langedrag.

Ai ka rreth 21 vite që është specialist i grabitqarëve dhe punon gjithashtu me arinj, rrëqebuj dhe dhelpra arktike.

Gjithçka nisi kur Soma u kujdes për dy ujq të vegjël tetë ditësh. Për 6 javë rresht ai fjeti me ta për t’i mbajtur ngrohtë dhe i ushqente çdo tre orë.

Që prej atëherë ujqit e trajtuan me respekt dhe i “lanë” rolin e drejtuesit të tufës.

SHKARKO APP