Njihuni me artisten 90-vjeçare japoneze që punon ende instalacione

Yayoi Kusama mbush 90 vjeç këtë muaj dhe artistja japoneze padyshim ka shumë për të festuar. Ajo konsiderohet artistja më e famshme femër e botës që është ende në jetë.Revista “Time” e ka renditur në listën e 100 personave me më shumë ndikim dhe një dokumentar i gjatë mbi jetën e Kusamës vazhdon të transmetohet nëpër festivale.

Mbi 5 milionë vetë e kanë vizituar shfaqjen e saj “Infinity Mirror Rooms” në Los Angeles, që prej vitit 2014. Popullariteti është përkthyer edhe në sukses tregtar. Kusama rreshtohet sot në mesin e emrave më të shitur në tregun global të artit.

Vitin e kaluar, një vepër e saj u shit në ankand për 108 milionë dollarë, më shumë se çdo artiste tjetër femër, sipas të dhënave të “Artnet”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por cila është e veçanta e Kusamës? Ajo është e fiksuar pas pikave, i adhuron dhe i vendos në qendër të çdo krijimi të saj: piktura, skulptura, instalacione. Çlirimi i vizionit të një pafundësie pikash dhe hapësirash pasqyrë, është mënyra që ka gjetur për t’iu shpëtuar traumave psikologjike, të cilat burojnë nga disa episode të fëmijërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtatorin e vitit 2017, në Tokio çeli dyert muzeu i kushtuar veprës së asaj që njihet tashmë si artistja më e rëndësishme kontemporane e Japonisë.

Revista “Time” e ka renditur në listën e 100 personave me më shumë ndikim dhe një dokumentar i gjatë mbi jetën e Kusamës vazhdon të transmetohet nëpër festivale.

Mbi 5 milionë vetë e kanë vizituar shfaqjen e saj “Infinity Mirror Rooms” në Los Angeles, që prej vitit 2014. Popullariteti është përkthyer edhe në sukses tregtar. Kusama rreshtohet sot në mesin e emrave më të shitur në tregun global të artit.

Vitin e kaluar, një vepër e saj u shit në ankand për 108 milionë dollarë, më shumë se çdo artiste tjetër femër, sipas të dhënave të “Artnet”.

Por cila është e veçanta e Kusamës? Ajo është e fiksuar pas pikave, i adhuron dhe i vendos në qendër të çdo krijimi të saj: piktura, skulptura, instalacione. Çlirimi i vizionit të një pafundësie pikash dhe hapësirash pasqyrë, është mënyra që ka gjetur për t’iu shpëtuar traumave psikologjike, të cilat burojnë nga disa episode të fëmijërisë.

Shtatorin e vitit 2017, në Tokio çeli dyert muzeu i kushtuar veprës së asaj që njihet tashmë si artistja më e rëndësishme kontemporane e Japonisë.

Artistja 90-vjeçare japoneze që punon ende instalacione - Top Channel Albania - News - Lajme

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?