Njihuni me babain që jep mijëra euro kush martohet me vajzën e tij

Një pronar fermash multi-milioner ka premtuar 278,744.36 Euro si dhe pasurinë e tij të plotë-për njeriun që martohet me vajzën e tij 26 vjeçare.

Arnon Rodthong, 58 vjeç, i cili zotëron një fermë të begatë të frutave në provincën Chuphon, të Tajlandës jugore, ka marrë çështjen e së ardhmes e së bijës së tij Karnista në duart e veta.

Në ofertën e tij të çuditshme, Rodthong nxjerr në pah se vajza e tij, që e ndihmon të drejtojë biznesin familjar, flet gjuhën angleze dhe kineze rrjedhimisht dhe është e virgjër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në disa pjesë të Tajlandës, zakonet diktojnë që një njeri duhet të paguajë shumë për gruan, por që babai i kësaj vajze vendosi ta lirojë atë nga kjo përgjegjësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Madje duke i lënë shumë pasuri. Rodthong thotë se nuk ka kufizime për kombësinë e burrit , apo të suksesit të tij vetëm se ai duhet ta bëjë Karsnistën të lumtur.

“Dua dikë që kujdeset për biznesin tim dhe e bën atë të zgjasë. Nuk dua dikë me diplomë. Dua një njeri të zoti, që punon shumë për të arritur në jetë”, ka thënë ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?