Njihuni me deputeten e re që nuk ka punuar asnjë ditë të vetme në jetën e saj

Elda Hoti është deputetja e re e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila pas marrjes së mandatit nga KQZ, ka shkuar para dy ditësh në Parlament për të bërë betimin.

Deputetja Hoti do përfaqësojë popullin në Parlament, por ajo që bie në sy është CV-ja e saj, ku lehtësisht vihet re se ajo nuk ka asnjë eksperiencë pune. Populli shqiptar do përfaqësohet nga një deputete e cila nuk ka punuar asnjë ditë të vetme në jetën e saj.

CV-ja është firmosur edhe nga vetë deputetja, ku kanë ngelur bosh përveç eksperiencës së punës edhe kualifikimet e tjera, por edhe aktivizimi i saj në aktivitetet shoqërore dhe politike.

CV-ja e Elda Hotit është thjesht një CV ku tregohet se në cilën shkollë ka bërë gjimnazin deputetja. Krahas gjimnazit ka shënuar edhe se ku ka mbaruar studimet e larta bachelor dhe master deputetja e LSI.

SHKARKO APP