Njihuni me kondicionerin më të bukur në botë që funksionon totalisht pa energji elektrike
Teksa çështjet mjedisore janë një problem që rrezikojnë të gjithë njerëzimin, secili prej nesh përtej industrisë dhe kompanive mund të bëjë diçka, duke filluar edhe nga pajisjet shtëpiake.
Për këtë së fundmi ka menduar një dizajnues industrial francez, Maxime Lousi-Courcie, i cili ka shprehur nevojën për më shumë pajisje shtëpiake, duke zhvilluar kështu një kondicioner, i përbërë nga kombinime materiale tërësisht natyrale.
Kjo paisje eliminon përdorimin e energjisë elektrike në mënyrë totale. Kondicioneri i tij peshon tek 10 kile dhe mund të varet në çdo mur të mundshëm. Është i përbërë nga fije me përçueshmëri të lartë-termike, i cili përmban tuba për ndryshimin e fazës së nxehtësisë. Më pas në të hidhen disa acide yndyrore me bazë bio që shkrihen në rreth 77 gradë Fahrenheit, duke thithur nxehtësinë ndërsa ato lëngëzohen. Kjo redukton temperaturën në një hapësirë.
Paisjet e tilla të quajtura ndryshe “eco-friendly” po gjejnë përkrahje të madhe tek njerëzit pasi ato nuk krijojnë fatura të energjisë elektrike, ndërkohë i vetmi problem mbetet shuma e madhe që njerëzit duhet të paguajnë për to. /SCAN