Njihuni me personin më të pasur në historinë e njerëzimit, nuk është Jeff Bezos

Ai ishte personi më i pasur në historinë e njerëzimit, pasuria e të cilit ishte shumë e madhe për tu imagjinuar.

Edhe pse me një mega pasuri prej 131 miliardë dollarë, themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, nuk i afrohet perandorit afrikan Mansa Musa.

Sunduesi i shekullit të 14-të në Mali ishte personi më i pasur se çdokush mund ta imagjinojë.

Pasuria e tij ishte pafundësisht më e madhe edhe sesa e njeriut të dytë më të pasur të të gjitha kohërave, perandorit romak Augustus Caesar, i cili vlerësohet se kishte pasur 4.6  trilionë dollarë.

Ai ishte aq i pasur, sipas historianëve, saqë kur i dha një pjesë të saj njerëzve të varfër gjatë vizitës në Kajro, ari që hynte në vend gati shkatërroi ekonominë e Egjiptit.

Ai lindi në vitin 1280 në një familje që drejtoi një perandori. Vëllai i tij, Mansa Abu-Bakr, drejtoi perandorinë deri në vitin 1312 përpara se të vendoste të shkonte në një ekspeditë për të zbuluar toka të reja.

Abu-Bakr filloi një ekspeditë me një flotë prej 2000 anijesh me mijëra burra, gra e skllevër. Ata lundruan, dhe kurrë nuk u kthyen.

Mansa Musa trashëgoi perandorinë kur vëllai i tij nuk u kthye më.

Gjatë sundimit të tij, mbretëria e Malit, që shtrihet deri në Nigerinë e sotme, përfshirë, atë pjesë ku sot janë Senegali, Mauritania, Mali, Burkina Faso, Niger, Gambia, Guinea Bisau, Guinea dhe Bregu i Fildishtë, u rrit ndjeshëm.

Gjatë sundimit të Mansa Musa, perandoria e Mali kishte gati gjysmën e arit të Botës së Vjetër, sipas Muzeut Britanik.

Dhe gjithçka i përkiste mbretit. Ai raportohet se pagoi një poet me 200 kilogramë ar, që do kishin vlerën e 8.2 milionë dollarë.

Pasi Mansa Musa vdiq në vitin 1337 në moshën 57 vjeçare, perandoria u trashëgua nga djemtë e tij, të cilët nuk mundën ta mbanin së bashku perandorinë.

Shtetet e vogla u shpërndanë dhe perandoria u shkatërrua.

SHKARKO APP