Njihuni me shkrimtarin që i rrëmbeu Kadaresë çmimin Nobel në Letërsi

Kazuo Ishiguro, është shkrimtari britanik me origjinë japoneze i cili u shpall sot fitues i Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2017. Shkrimtari ka thënë se shpresonte se Çmimi Nobel ishte një shtysë për më të mirën. “Bota është në një moment të pasigurt dhe shpresoj që çdo çmim Nobel të jetë një shtysë për diçka pozitive për botën”.

Shkrimtari 63-vjeçar ka lindur në Japoni më 8 nëntor të vitit 1954 dhe familja e tij u zhvendos në Angli kur ai ishte 5 vjeç. Qëndrimi, që duhej të ishte i përkohshëm, u bë definitiv. U diplomua më 1978 në letërsi dhe filozofi dhe aktualisht jeton në Londër me gruan skoceze, Lorna MacDougall, asistente sociale dhe të bijën Naomi.

Duke folur për prejardhjen japoneze dhe ndikimin në formimin e tij, autori pohon: “Nuk jam tërësisht si anglezët, ngase jam rritur nga prindër japonezë, në një ambient shtëpiak të gjuhës japoneze. Prindërit e mi nuk e kuptuan se do të mbeteshim në këtë vend për kohë kaq të gjatë dhe u ndien përgjegjës që të më mbajnë në kontakt me vlerat japoneze. Pra, kam rrënjë të dalluara. Mendoj në mënyrë diferente, perspektiva ime është hollësisht diferente”.

Novela më e tij e njohur është “Mbetjet e ditës” (1989) dhe u kthye në film nga regjistori Anthony Hopkins si edhe “Mos më lër kurrë”.

Tematikat e romaneve të Kazuo Ishiguro lidhen me: kohën, memorien dhe zhgënjimin ndaj vetes. Ai ka shkruar gjithsej 8 libra të përkthyer në 40 gjuhë të ndryshme të botës si dhe skenare filmash dhe për televizion.

SHKARKO APP