Njihuni me “snapchat-in” e Instagramit, aplikacioni që po marros të rinjtë

Instagrami po lançon një aplikacion krejtësisht të ri të mesazheve fotografike të quajtur Threads. Ky aplikacion e bën publikimin e fotografive për miqtë tuaj të ngushtë, shumë më të lehtë.

Aplikacioni, të cilin mund ta shkarkoni në App Store, është veçmas nga Instagrami. Ai hapet direkt në kamera për qasje më të lehtë në fotografi.

Por ajo që e bën më të lehtë përdorimin sesa Instagram është se përkrah butonit në fund të ndërfaqes së kamerës janë fotografitë e profileve të llogarive me të cilat ndërveproni më së shumti.

Ju thjesht mund të zgjidhni foton e personit i cili do të dëshiroje të të shihte foton.
Nëse doni të dërgoni fotografi ose video për shumë njerëz, thjesht mund të klikoni në butonin që jeni mësuar tashmë, gjë që do t’ju sjellë listën tuaj me miqtë e ngushtë.

Kamera gjithashtu ka shkurtesa të integruara që Instagrami nuk i ka. Ju mund të rrëshqitni lart për të dërguar dhe tërhiqni poshtë për të fshirë.

SHKARKO APP