“Nuk do të ketë më informacion të rremë”, Pas Ramës edhe Donald Trump do të ketë televizionin e tij

Presidenti amerikan Donald Trump tha para gazetarëve se skuadra e tij po mendon rreth idesë së hapjes së televizionit të tij, i cili do të raportojë për të sipas mënyrës që Trump dëshiron të raportohet. Nje metodë kjo, të cilën kryeministri Edi Rama e ndjek prej 2 vitesh, përmes kanalit të tij, ERTV.

Komenti i Trump vjen si kundërpërgjigje ndaj mbulimit të lajmeve të CNN dhe rrjeteve të tjera sa i përket bisedës telefonike së fundmi që Trump ka pasur me presidentin e Ukrainës Vododymyr Zelenski, ku është raportuar se Trump i kërkon atij që të hetojë rreth nën presidentit amerikan Joe Binde, aktualish rivali i tij kryesor në zgjedhjet e 2020.

“Ne duhet të hapim televizionin tonë dhe të transmetojmë lajme të vërteta, sepse lajme si këto i bëjnë shumë keq vendit tonë”-duke iu referur kështu më së shumti rrjetit CNN.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?