“Nuk është lojë”, shqiptari me djalin 4 muajsh të infektuar: Karantinimi funksionon, duhet ta bëjnë të gjithë shqiptarët
Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi në Shqipëri janë marrë masa drastike. Më herët u mor një tjetër vendim drastik për të mos lejuar lëvizjen në këmbë pas orës 18:00. Vendim ky i njoftuar nga kryeministri Edi Rama.
Në një lidhje më “ABC News” shqiptari Luan Sulejmani, i cili jeton në Itali ka folur për situatën dhe panikun e shkaktuar nga koronavirusi. Ai theksoi se jeton në të njëtin pallat më pacientin e parë të prekur nga koronavirusi. Gjithashtu ai tregoi për “ABC News” se i kishte bërë testin djalit dhe ka rezultuar pozitiv.
“Jetoj në të njëjtin kat me pacientin numër 1 me koronavirus. Në familje jemi katër persona.
Besoj se mund të jemi edhe vet të infektuar. Testin nuk e kemi bërë sepse bëhet vetëm në momentin që ke shenja. Doktori na tha që djali e ka virusin dhe logjikisht dikush nga ne ia ka transmetuar.
Djalit ia kemi bërë testin dhe ka dalë pozitiv, në fillim kishte temperaturë të lartë, 39.5 grad celsius dhe nuk po ulej, në këtë rast njoftova ambulacën dhe pas një tamponi doli pozitiv me koronavirus. Fatmirësisht është mirë. Ka mbi 8 dit që i kemi bërë testin djalit.
Djalin e kam në shtëpi, ka tre dit dhe temperatura është ulur”, u shpreh ai.
Djali e ka më virusin apo konsiderohet i shëruar?
“Testi fëmijës do ti bëhet pas 20 ditësh, sipas mjekëve, për të parë nëse është negativ apo pozitiv”, tha Sulejmani.
Si ka ndryshuar jeta juaj?
“Në momentin e parë që e morëm vesh se ndodheshim në të njëjti pallatin me pacientin e parë, jeta jonë ndryshoi komplet, është një përjetim që nuk ka fjalë të shprehet. Nga shtëpia dal vetëm për arsye familjare. Ka 25 ditë që jemi në vetëkarantinim. Momentalisht është gjithçka e ndërprerë. Ne kemi bërë karantinën të parët dhe kjo ka funksionuar. Momentalisht ka zero pacient”, theksoi ai.
Më tej ai theksoi se në fillim nuk u mor seriozisht për shkak se populli nuk ishte i ndërgjegjësuar, por duke parë numrin e të prekurve gjithsecili bëri detyrën e tij. “Theksoj se karantinimi funksionon nuk është lojë duhet ta bëjnë të gjithë shqiptarët”, u shpreh shqiptari Luan Sulejmani./abcnews.al