Nuk iu mbeti, veçse ta pushkatoni Elvana Gjatën tani
Nga Edmond Arizaj –
Nuk eshte se jam teresisht kunder Mentorit (Kikias) kur shpreh frustrimin e tij teksa lexon fjalet (poezine) e prezantimit te Elvana Gjates ne festivalin e fundvitit.
Gjithsesi ajo nuk mori pjese ne konkurs recitimi, por kenge dhe kenga ka disa komponente.
Ndoshta Mentori, nuk e kujton, por thuajse njesoj ndjeheshin dikur ata qe sot jane 70-80 vjecare kur ne skene dolen “Djemte e Detit”, Gjergj Jorgaqi, Aleksander Gjoka etj.
Kishin ndryshuar disa komponente te kenges. Sot i ka ardhur rradha poezise te ndryshoje…
A duhet te gjykojme cdo gje me kutin e dikurshem?! Une besoj se ka vend per te gjithe, ashtu sic besoj se te gjithe duhet te jetojne ne epoken e tyre…
Ndoshta pikerisht per “poezine e dobet” te kenges nuk mori pike mjaftueshem nga autorja e poezise “Vrima”…
Por ama Toro, ajo vajze kercente, kendonte, bente spektakel ne skene, jepte gjalleri.
Per gjykimin e tyre si elemente te kenges sigurisht jane specialistet qe mund te flasin…
Por pas ketyre diteve, ku kete kengetare gati e pushkatuan, jam i sigurte qe s’kemi per ta pare me ne ndonje festival…
A eshte humbje, apo fitore, kete nuk e them dot sot, por mund te them qe edhe kritika ka kufijte e saj…