Nuk je në fushatë por në shërbim
Nga Baki Dervishi
Ti Kryeministër nuk mund të bësh kapadaiun me lekët e popullit duke përdorur shprehje si “akoma skam vdekur unë”, sepse e ke për detyrë ti shërbesh popullit. Ti nuk mund të bësh fushatë në këtë gjendje fatkeqësie për ne, duke vendosur spote fushate si shqipëriaqëduam kur del në komunikim me qytetarët nga zyra e Kryeministrisë. (Nuk je në fushatë por në shërbim)
Kryeministria është instirucion i shqiptarëve dhe e asnjë partie politike qoftë ajo e majtë apo e djathtë. Arka mbushet nga taksat tona dhe buxheti është në shërbimin tonë.
Merr masa konkrete për të papunët dhe për njerëzit që janë përjashtuar nga ndihma ekonomike me arsyen se kishin televizor e frigorifer. Të gjithë e dijmë që qytetarët me ndihmë ekonomike për të jetuar punonin në të zezë si skllevër sepse zyrat e punës përdoren për përfitime personale.
Dil dhe fol si burrë, bëhu realist, hiqe karvatën qindra euro, zhvishu nga kostumi që mban veshur, sot është dita të vishesh me brekushet e thjeshta e me atlete, të jesh e të mendosh njëjtë si qytetarët e jo të dalësh në televizor me një zyre me orendi që kalojnë mijëra euro.