Nuk lëvizte dot nga pesha, trafikantit të drogës i komunikohet vendimi në ambulancë

Asnjëherë nuk është parë një gjyq i tillë. Për shkak të peshës së madhe, një trafikanti droge iu është dhënë vendimi ndërsa po qëndronte brenda një ambulance.

Kirk Lenell Smith, i cili peshon 272 kg, shkoi me ambulancë deri në Gjykatën e Qarkut Hamilton në Cincinnati, Ohio mëngjesin e së mërkurës.

Dhe gjykatësi zbriti poshtë në ambulancë për ti komunikuar vendimin.

42-vjeçari u shpall fajtor për trafik droge dhe për posedim arme.

‘Lëvizja e Kirk Smith nga ambulanca do ti rrezikonte shëndetin dhe mirëqenien e tij,’-tha gjyqtari Tom Heekin.

Heekin i dha dënimin me dy vite burg, vendim që u mori pasi Smith pranoi fajësinë.

SHKARKO APP