Nuk mbahet pushteti me dhunë dhe fjalime

Nga Nertil Dika-

Edi Rama u drejtohet Shqipetarve dhe nderkombetareve me fjalime te gjata maratone. Ku e hap çdo fjalim me fajin e ka Saliu. Pastaj fillon duke i ndare Shqiptarët ne ata, këta dhe ne. Pastaj fillon t’ia le fajin gjithe dynjase. Pastaj flet per 97-ten dhe jo mjerimin qe ka pllakosur ne 2019-ten. Flet per filxhanin e Monikes dhe jo per Bild.

Flet per Shqiperine qe duam dhe jo per 300 mij te rinjt Shqipetare qe i detyroi te kerkonin azil neper kampet e Europes. Flet per Rilindjen urbane dhe jo per qindra miliona euro qe po vjedh me ofshore dhe oligarke.

Flet per Rilindjen shendetesore dhe jo per qindra mjeke dhe infermiere qe po ia mbathin nga syte kembet . Flet per çekapin dhe jo per qindra miliona euro qe u vodhen Shqipetareve nga tenderi i çekapit

Flet per statusin dhe jo qe e mori vendin gati per status dhe tani po na kthen dhe vizat. Flet per Lazaratin dhe jo per vitin qe e mbolli te gjithe vendin me hashash, dhe ne kryqezime vendosi ushtrine qe barinjte mos te dergonin bagetine per kullote mal. Flet per lirine e medias dhe jo per 140 milion eurot e Beccehttit.

Flet per Kosoven dhe jo per taksen e rruges se Kombit. Flet per turizmin dhe jo per privatizimin e gjithe vijes bregdetare. Madje do flet dhe per europen por flet si autokrat.

Madje na akuzon te gjitheve dhe vete justifikohet vetem me fjalen edhe ne bejme gabime .

I Nderuar Z Kryeministër!

Po te isha ne vendin tuaj do jepja doreheqje. Edhe sikur e gjitha kjo te jete nje çmenduri e opozites . Do jepja doreheqje per te miren e Kombit me te vuajtur dhe me te vjeter te Europes. Do jepja doreheqjen per gjitha ato qe premtova dhe nuk i bera dot per 6 vite. Do jepja doreheqje me nje fjalim maratone duke iu drejuar Shqipetarve ne vellezer dhe motra dhe jo ne keta dhe ata.

Dhe do beja thirrje per unitet kombetar, per dashuri per njeri tjetrin dhe nje thirrje te forte qe i pari eshte interesi i vendit drejt Europes dhe jo drejt izolimit te popullit me te izoluar te Europes.

E di qe e ke te veshtire pasi asnjehere nuk ke dhene doreheqje. Madje as kur kandidove per kryetar bashkie per here te pare, kandidove nen petkun e Ministrit te Kulturës.

Por nese e quan veten burrë shteti dhe thua qe do vendin, atëherë hapi rruge një qeverie tranzitore me një qeveri te majte por me politikan serioz qe garantojne zgjedhje te lira e te pa kapura nga asnjera pale, qe vendi te beje nje hap te madh drejte Europes.

Ku te mos cenohet vota as me leke as me banda as duke u bere thirrje policeve te mbledhin vota per qeverinë. Dua te besoj qe do reflektosh per te miren e vendit dhe Shqipetarve, para se te jete shumë vone.

Dua te besoj qe do dale nje politikan i vendit tim qe te jap doreheqje dhe ta beje per vendin e jo per interesa personale. Pse mos te jesh ti i pari qe e merr kete vendim te veshtire per ty, por te domosdoshem per popullin tend. Tek e fundit te gjithe jemi kalimtare ne kete bote, pse mos te bejme ate qe eshte me e mira.

 

SHKARKO APP