Nuk po ngelet më njeri që të punojë dhe as të kundërshtojë

Nga Falma Fshazi

“Te lutem ku eshte makina e kafes, se ka nderruar vend“, i them frengjisht burrit qe po bente meremetime tek koridori i universitetit ku jap mesim. “Hmmmm, ashensori, poshte,“ dhe me bente me shenje qe ishte perballe ashensorit. Pastaj u mundua te me shpjegoje qe eshte perkohesisht aty duke folur gjysem frengjisht me theks shqiptar e gjysem shqip. Ai nuk e dinte fare as emrin, as mbiemrin tim, as i shkoi nder mend se mund te vinim nga i njejti vend. I thashe faleminderit dhe kalova. Nderkohe vijoj te punoj me shoqatat qe merren me emigrantet e kombesive te ndryshme dhe sidomos shqiptaret, qe here e dine here s’e dine se jam nga vendi i tyre, jane impresionues. Dhe, sa here i has tashme me kujtohen fjalet e nje ish-kryetari te Komisionit Europian i cili tha ne nje mbledhje shume interesante per Ballkanin para pak ditesh ketu ne Paris:
“Ballkani eshte ne gjendje emergjence. Ajo hapesire po humbet vitalitetin, po humbet te nesermen. Nuk e di sa e kuptoni qe problemi nuk eshte sa njerez hyne ne Europe. Problemi eshte se aty nuk po ngelet njeri, qe do te thote nuk po ngelet as kush te punoje as kush te kundershtojë. Forca e vertete dhe e vetme e asaj hapesire drejt BE`se jane njerezit dhe vetem njerezit. Elitat, jane te korruptuara, ne e dime se avancimet ne reforma jane minimale, dhe elitave as qe i intereson thellimi i marredhenies me BE`ne. Por njerezve, qytetareve atje po, ata jane e vetmja shtyse qe ajo hapesire te ndryshoje, dhe ato po ikin. Ajo hapesire eshte ne gjendje emergjence! “

SHKARKO APP