“Nuk pretendoj të shkojmë në nivelin e Austrisë, po të paktën si Maqedonia e Veriut të ishim”

Në Shqipëri ditën e djeshme plasi një skandal i vërtetë pas publikimit të 6 përgjimeve nga Bild, të dosjes 339/1. Në përgjime shfaqet kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe zyrtarë të tjerë socialistë, të cilët flasin me Astrit Avdylin, i njohur si i forti i Shijakut.

Ky i fundit përdorte pushtetin e Dakos për të kërcënuar administratën, për të bërë emërime deri në rang deputeti dhe sigurisht për të blerë vota për llogari të PS-së. Në një shtet normal, kaq do të kishte mjaftuar që kryeministri të jepte dorëheqjen, por në Shqipëri funksionon ndryshe.

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda,na sjell disa shembuj në botë, ku kryeministrat kanë dhënë dorëheqjen për dështime apo korrupsion. Deda përmend rastin e Maqedonisë së Veriut, ku vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse nuk ka një datë fikse për hapjen e negociatave.

Në Angli Theresa May dështoi me Brexit, në Greqi Tsipras çoi vendin në zgjedhje të parakohshme pasi humbi shumicën në zgjedhjet për PE-në, në Itali parlajmërohet shpërndarja e qeverisë për mosmarrëveshje mes partive të koalicionit dhe në Austri plasi skandali i zv. kancelarit me biznesmenen ruse.

Ndërkohë në Shqipëri sipas Dedës, edhe pse pushteti është kalbur dhe vendi është i mbytur nga protestat edhe ankesat, Ramës nuk i bën përshtypje. Në fund aktori kërkon që të bëhemi të paktën si Maqedonia, meqë nivelin e Austrisë nuk e arrijmë dot.

Reagimi i plotë

Maqedonia e Veriut: Kryeministri paralajmeron se do jape doreheqjen dhe se vendi do shkoje ne zgjedhe te parakoheshme, nese nuk marrin nje date fikse per hapjen e nogociata me BE.
Angli: Kryeminstrja jep doreheqjen, sepse humb votbesimin e partise saj, pas deshtimit te projektit Brexit.
Greqi: Kryeministri jep doreheqjen dhe çon vendin ne zgjedhje te parakoheshme, sepse humb shumicen ne zgjedhjet per PE.
Austri: Kryeministri jep doreheqje dhe çon vendin ne zgjedhje te parakoheshme, sepse zevendesi i tij tentoi te bente korrupsion, krim i cili ngeli ne tentative.
Itali: Kryeministri paralajmeron shperndarjen e qeverise, sepse anetarer e koalicionit qeverises nuk shkojne dhe aq mire me njeri tjetrin.
Shqiperi: Ketu ndryshon situata. Kryeministrit nuk i rruhet edhe pse kalbesiren e pushtetit kemi vite qe e ndjejme por kemi te pakten 2 dite qe e degjojme dhe e shohim me ze e me figure. Protestat, ankesat, kundershtite dhe sidomos pergjimet e fundit as po e gudulisin fare dhe jo vetem qe nuk e ka ndermend te terhiqet por perkundrazi, kerkon te denoje denoncuesit”.
P.s. Me kuptoni drejte, nuk po pretendoj te shkojme ne nivelin e Austrise, po te pakten si Maqedonia e Veriut te ishim.

SHKARKO APP