Nuk takon dot të ëmën infermiere, letra prekëse e vogëlushes italiane: Kur të mbarojë koronavirusi do të mbush me puthje! Ti je heroina ime!

“E dashur mami, më mungon shumë, më mungojnë përqafimet e tua, puthjet e tua…”.

Nis kështu letra prekëse që një vajzë 11 vjeçare ka shkruar për nënën e saj, që punon si infermiere në spitalin e Senigallia në Ancona.

Për shkak të emergjencës së koronavirusit, vogëlushja e sheh shumë pak të ëmën këto kohë.

Kështu edhe kur nëna e saj kthehet nga turni, nuk mund ta përqafojë vajzën, pasi duhet të evitojë kontaktin me persona të tjerë. Këtu nis edhe ideja e vajzës së saj për t’i shkruar këtë letër:

“Ti je një luftëtare, je e fortë dhe kurajoze! Kur të mbarojë gjithçka do të të mbuloj me të puthura. Të dua shumë. Mbaje mend, nuk ka ardhur për fajin tënd kjo situatë, ti je një heroinë”. Siç raportonViveresenigallia.it, infermierja e gjeti letrën një natë kur u kthye në shtëpi.

Ja çfarë i shkruante e bija: “E dashur mami, më mungon shumë, më mungojnë prekjet e tua, puthjet e tua, madje dua çdo gjë tënden që nuk e kam dot tani që të kam larg. Më mungojnë përkëdheljet e tua. Më mungon të të rri afër dhe të ndjehem e mbrojtur, të fle duke menduar se ti je afër meje. Mos kujto se ndjehem më mirë se Ema, të paktën nëna e saj nuk punon natën. Natën ndjehem shumë larg teje, sepse kur zgjohem në mëngjes nuk mund të të mbush me puthje, por vetëm të të rri larg. Edhe ato netë që je në shtepi, nuk mund të të afrohen, duhet të qëndroj në dhoma të tjera, tamam sikur tit ë mos ishe aty. Për shkak të koronavirusit bota po vuan. Por pavarësisht kësaj që po ndodh ti je një luftëtare, je e fortë, je kurajoze! Kur të mbarojë gjithçka do të të mbuloj me puthje. Të dua shumë. Mbaje mend, nuk ka ardhur për fajin tënd kjo situatë, ti je një heroinë”.

SHKARKO APP