Nutricionistja: Mos bini pre e dietave të shpejta, asnjë ushqim nuk është i “ndaluar”!
Pas festave të fundvitit, shumë prej jush keni nisur të shqetësoheni për kilogramët e shtuar, duke marrë vendimin edhe për të nisur dieta për të eleminuar kilogramët e tepërt. Megjithatë, janë disa ushqime që nëse i konsumoni pas festave, do të japin efekte në trupin tuaj.
Nutricionistja Enkeleda Ferrollari rendit në emisionin “Rreze Dielli” disa nga ushqimet të cilat janë të përshtatshme për t’u konsumuar pas festave, duke qenë se duhet të jemi më të kujdesshëm se zakonisht në mënyrën sesi zgjedhim të ushqehemi. Ajo rekomandon të mos ndiqen dieta të shpejta, por të ndërtojmë një stil të jetuari të shëndetshëm, ku mënyra e të ushqyerit është shumë e rëndësishme.
“Duhet të shtojmë sasinë e peshkut. Peshku është i pasur me yndyrna Omega 3 që shërbëjnë edhe si antioksidues në organizëm. Duhet të shtojmë sasinë e zarzavateve që janë të pasura me fibra dhe na ndihmojnë në shkarkimin e yndyrnave që kemi marrë. Janë të pasura me vitamina dhe antioksidantë, dhe shërbejnë për të eleminuar tokinat që krijonorganizmi nga proteinat shtazore. Bazën e proteinave duhet ta marrim nga peshku, legume, bulmetrat me pak yndyrë. Legumet janë një zëvendësues shumë i mirë i mishit. Ato janë burim proteinash që i plotësojnë nevojat e organizmit”, shprehet nutricionistja.
Sipas saj, frutat duhet të jenë patjetër pjesë e menysë sonë, por në sasi të kufizuar. Ajo rekomandon frutat e stinës, si portokalli, mandarina e limonin.
Enkeleda Ferrollari thotë se nuk duhet eleminuar asnjë ushqim, por sasia e konsumimit të tyre duhet të jetë e kufizuar sipas sasisë së kalorive që mund të përmbajë një produkt i caktuar.