O Lider i Madh, a s’na thua pak…

Nga Arben Duka

Unë isha në shesh,
në atë Janar,
dhe nga Agron Malaj,
mund të isha vrarë!

Nëse do të shtohej,
edhe emri im,
Agroni do merrte,
pesë roga shpërblim!

Siç duket shpërblimi,
kështu është ndarë,
katër muaj paga,
për katër të vrarë!

Do bëheshin pesë,
tok me emrin tim,
ky maskarallëk,
nuk ka krahasim!

Çfarë nuk sajon sot,
mëndja e të marrit,
se s’ka ekzistuar,
fare: “Grupi i Zjarrit!.”

O Lider i Madh,
a s’më thua pak,
pse kishte Agroni,
fishekë luftarak?!

Ky që tash do bëhet,
në Mat kryetar,
ka qënë aty,
vetëm për të vrarë!

Se po të mos ishte,
pèr të derdhur gjak,
do kishte manovre,
dhe jo luftarakë!

Ndaj sot zëri im,
ushton e ushton:
“Turp të ketë Rilindja,
kë po kandidon!”

Turp të ketë Rilindja,
dhe Njeriu i Gjatë,
një njeri pa njollë,
si s’u gjend në Mat?!

Po e pyes Ramën,
nëse më dëgjon,
për ç’arsye vallë,
gjithmonë riskon?!

Zullumi i Janarit,
se ç’u bë mullar,
Sala jep shpërblime,
gardës që ka vrarë!?

Nga Saliu pritet,
çdo gjë mund të vijë,
po kjo e Edvinit,
nuk ka bythë të rrijë!

Në gjithë atë Mat,
posti i Kryetarit,
ju dha komandantit,
të Grupit të Zjarrit!

Shokët që na ranë,
nëse respektojnë,
Malajn-socialistët,
s’duhet ta votojnë!

Nëse është i pastër,
sipas shef Edvinit,
pse s’i refuzoi,
pagat e shpërblimit?!

Dhe vazhdoj ta pyes,
përsëri Edvinin,
pse nuk dha dorëheqje,
po priti shkarkimin?!

Bie erë të keqe,
gjithë kjo histori,
me terma të thjeshta,
quhet tradhti!

Për Katër të rënët,
quhet kijamet,
se me gjak e sollën,
Ramën në pushtet!

Më kotë premtoi Rama,
një Epokë të Re,
pushteti të bëka,
dhe më mut se ç’je!

Gazeta “Dita”

SHKARKO APP