Obama diskuton me politikanët e rinj të Europës, e pranishme edhe shqiptarja e ‘EDYN’

Sot në Berlin, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, zhvilloi një takim me më shumë se 300 liderë të rinjë europianë që vinin nga 37 vende të ndryshme. Nën siglën e Fondacionit Obama, takimi mori formën e një bashkëbisedimi mbi sfidat e Europës dhe aktivizmin qytetarë, gjatë të cilit, ish-presidenti dëgjoi dhe ndau vizionin e tij rreth angazhimit dhe forcimit të rolit të të rinjëve në politikë.

Midis këytre qindra të rinjve nga gjithë Europa, ndodhej edhe Juela Hamati. Shqiptarja, në muajin dhejtor të vitit të shkuar, u votua si presidente e organizatës rinore të mbështetur nga USAID, European Democracy Youth Network. Një organizatë që ka si qëllim fuqizimin e pjesëmarrjes së të rinjve në politikë dhe në shoqërinë civile.

SHKARKO APP