OBSH: Maskat dhe dorezat nuk ju mbrojnë nga COVID-19, respektoni këshillat e higjenës

Ekspertë të shëndetësisë shprehen se maskat dhe dorezat që përdoren si masë mbrojtëse nga COVID-19, janë të kta dhe të padobishme.

Disa prej këshillave kryesore që duhet të ndiqni është larja e duarve sa më shpesh, të mos prekësh fytyrën me duart e palara si dhe të mbash një distancë mes njëri-tjetrit.

OBSH-ja këshillon mbajtjen e maskave vetëm në rastet kur dyshohet se je i infektuar dhe këshilla më e mirë është qëndrimi në shtëpi.

“Maska nuk ju mbron gjatë gjithë kohës si dhe duhet të respektoni të gjitha këshillat e higjenës” – shprehet Mike Ryan, kreu i emergjencave të OBSH-së.

Sipas OBSH, të gjithë për të gjithë të punësuarit në botë do të duheshin 89 milion maska në muaj.

Deri më tani kemi parë mungesë të tyre tek ekipet mjekësore, një problem që mund të vijojë.

Por mesazhi i OBSH-së duket se nuk është zbatuar nga publiku i gjerë.

“Jam habitur se si shumë njerëz vijojnë dhe mbajnë maska sërish pas këshillave tona” – thotë ministri i Shëndetësisë në Francë.

Ekspertët thonë se maskat t’u japin njerëzve që i veshin një ndjenjë të rreme sigurie.

Dorezat gjithashtu nuk rrisin mbrojtjen. “Nëse njerëzit nuk mund të ndalojnë të prekin fytyrën e tyre, dorezat nuk do t’i shërbejnë për asgjë” – tha Amesh Adalja nga Qendra e Sigurimeve Shëndetësore Johns Hopkins.

Një studim i vitit 2015 në Revistën Amerikane të Kontrollit të Infeksionit zbuloi se njerëzit prekin fytyrat e tyre mesatarisht 20 herë në orë.

SHKARKO APP