OBSH publikon 3 fakte të rëndësishme, nuk i kemi ditur ose i kemi ditur gabim mbi koronavirusin
Që prej se ka nisur përhapja e pandemisë së koronavirusit, kanë dalë hipoteza të ndryshme se ngrohja e temperaturave apo edhe konsumimi I barnave të caktuara mund të ndihmojë në parandalimin e virusit, ndërsa OBSH ka dhënë disa këshilla të vleshme në lidhje me to.
Sipas një qëndrimi të bërë bublik në faqen zyrtare, OBSh njofton se disa fakte të cilat duhen ditur në lidhje me koronavirusin, të cilat mund të njihen në mënyrë të gabuar nga qytetarët.
Një prej tyre thekson se pirja e metanolit, etanolit apo zbardhuesve të lëngshëm, ndryshe nga ç’mund të thuhet, nuk e parandalon apo kuron COVID-19 dhe mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme.
Po ashtu edhe në lidhje me rritjen e temperaturave apo imuniteti ndaj pandemisë.
OBSH shkruan:
FAKT: Ju mund të shëroheni nga COVID-19. Nëse prekesh nga koronavirusi i ri nuk do të thotë se do ta kesh sëmundjen për gjithë jetën.
FAKT: Ekspozimi ndaj diellit apo ndaj temperaturave më të larta se 25°C nuk e parandalon COVID-19.
FAKT: Pirja e metanolit, etanolit apo zbardhuesve të lëngshëm nuk e parandalon apo kuron COVID-19 dhe mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme