” OFL në Europë”, të zhvesh nëse nuk justifikon dot veshjet firmato
Në një kohë kur Policia e Shtetit të dërgon letrat për deklarimin e pasurisë, në Holandë po ndodh diçka tjetër. Nëse nuk mund t’i justifikoni veshjet tuaja, atëherë policia mund t’i konfiskojë ato. Ne biseduam me të rinjtë e Roterdamit për masat e reja që synojnë të parandalojnë kriminelët dhe rrezikun e dallimit racor, shkruan Victor van Drielen për faqen e njohur Vice Media Group.
”Herën e ardhshme që do të vizitoni qytetin holandez të Roterdamit, ju duhet të merrni parasysh me shumë kujdes ato që do të vishni. Jo vetëm sepse njerëzit me sqimë të Roterdamit nuk mahniten me lehtësi, por edhe sepse forcat e policisë së qytetit po planifikojnë të ndalojnë dhe të marrin në pyetje të rinjtë që shëtisin me rroba të shtrenjta firmato”.
Nga ana tjetër, ai tha se ”Nëse ju nuk jeni në gjendje të provoni se veshjet tuaja të shkëlqyera ‘’Gucci’’ janë blerë me para të bëra në një mënyrë të ndershme, ato mund të konfiskohen. Para se të fillohet masa e re, oficerët e policisë në qytet do të marrin trajnime speciale për të dalluar ndryshimin mes një ”Giorgio Armani” dhe të themi, ”Georgio Peviani””.