Opozita parlamentare letër ambasadorëve, Maliqi: Kërkon mbështetjen për listat e hapura dhe sistemin danez

Megjithë përpjekjet e mëdha të ndërkombëtarëve, ende nuk ka një marrëveshje për reformën zgjedhore midis palëve politike.

Në një intervistë për Ora News, deputeti Lefter Maliqi tha se 39 deputetët e opozitës së re, do ndërmarrin një nismë ku do t’i kërkojnë mbështetje ndërkombëtarëve për të ndyshuar sistemin dhe për të vendosur listat e hapura.

Ka qenë një ditë e lodhshme aktrimi parlamentar me Ministrin e Brendshem, sidomos me Minstren e Arsimit dhe me aktrimin e pështirë të kryeministrit Rama. Do jetë një bisedë interesante. Para se të vija këtu pata një telefonatë nga zoti Murrizi dhe të tjerë deputetë të cilët kanë marrë një nismë dhe unë kam rënë dakord që ta firmosim. 39 deputetët e opozitës së re kërkojnë një takim me një përfaqësi të këtij grupi opozitar në parlament, për të kërkuar mbështetjen e ndërkombëtarëve për listat e hapura, sistemin danez. Njëkohësisht edhe për komisionet zonale dhe KZAZ të jenë të politizuara por edhe votimin e emigrantëve, megjithëse unë e shoh të pamundur”, tha Maliqi.

SHKARKO APP