“Ora News” padit qeverinë për prishje imazhi dhe kërkon 10 milionë euro

Të premten më 15 maj, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor kërkoi mbylljen televizionit Ora për të vetmin shkak se organizoi debat në studio. Vendimi solli shqetësimin e komunitetit ndërkombëtar, të shqiptarëve por dhe mediave të huaja botërore, ku u nënvizua cënimi i fjalës së lirë.

Pas analizimit të aktekspertizës dhe materialit që ISHSH dorëzoi me urgjencë në televizion, RTV Ora ankimoi në Gjykatën Administrative vendimin e këtij institucioni. Po ashtu vendimi i ISHSH është ankimuar në inspektoratin e përgjithshëm si dhe pranë kryeinspektorit të përgjithshëm. Për shkresat është vënë në dijeni dhe ministria e Shëndetësisë. Njëkohësisht edhe AMA është venë në dijeni për këto akte administrative.

Ashtu si dhe premtuam më herët. Një kallëzim penal për shpërdorim detyrë është dorëzuar në prokurori ndaj kreut të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Vjollca Braho, kryeinsektores rajonale Areti Beruka, si dhe inspektorëve që kanë nënshkruar aktekspertizën. Kjo pasi në material ndër të tjera thuhet se verifikimi është bërë në adresën e televizionit, por që në fakt në institucionin tonë nuk është paraqitur asnjë person, ndërsa fotot duket qartë që janë bërë nga interneti

Po ashtu për shkak të situatës së krijuar, RTV Ora do të paraqesë edhe një tjetër padi ndaj ISHSH për dëmtim të imazhit. Tashmë do të jetë drejtësia e re që do të duhet të vërtetojë nëse është në mbështetje të fjalës së lirë, apo do të jetë në mbështetje të atyre që kërkojnë ti bëjnë presion medies, duke shpikur shkaqe në mënyrë abuzive.

Marrë nga Ora News

Kërcënuan me mbyllje, TV Ora padit ISHSH, kallëzim penal Vjollca Brahos dhe kryeinspektores Beruka

SHKARKO APP