Orari më i përshtatshëm për të nisur punën, koha kur jemi më produktivë

Shumica e njerëzve nuk i pëlqejnë mëngjeset herët në zyrë, sidomos ditën e hënë.

Ndërkohë, një studim i fundit tregon se orari më i përshtatshëm i punës duhet të jetë ora 10 ose edhe mesdita.

Sipas këtij studimi, vendet e punës duhet t’i lejojnë punonjësit e tyre të nisin punën më vonë, në mënyrë që ata të jenë të shëndetshëm dhe më shumë produktivë.

“Të rriturit flenë mesatarisht 6 orë e gjysmë, ndërkohë që duhen të paktën 8 orë gjumë. Orari i fillimit në 10 të mëngjesit është më i drejti për të gjithë, nëse do na duhej të zgjidhnim një orar të vetëm. Kjo do të reduktonte humbjen e gjumit për të gjithë popullsinë. Do të kishte një ndikim të menjëhershëm pozitiv në oraret e gjumit, që pakësohen për shkak të mëngjeve herët në punë. Madje, do të ulte deprivimin nga gjumi me 70% në 36 minuta mestarisht në një ditë”, është shprehur Dr. Kelley, pjesë e projektit.

Derisa ky “rregullim” orari të bëhet pjesë e kulturës sonë, është e rëndësishme të ruajmë një rutinë të shëndetshme në mënyrë që edhe në mjedisin e punës të japim produktivitet.

SHKARKO APP