Pa maska? Njerëzit kanë simptoma të çrregullimeve antisociale të personalitetit

Refuzimi i masave anti-covid, mes të cilave mbajtja e maskës, mund të jetë e lidhur me çrregullime antisociale të personalitetit. Ky është përfundimi i arritur në një studim të drejtuar nga disa shkencëtarë brazilianë, i bazuar tek 1500 persona nga 18-73 vjeç. Përmes një pyetësori, ekspertët analizuan impulset e ndjera nga pjesëmarrësit bazuar në ndjenjat e zgjuara nga njerëzit e tjerë. Në mes të pyetjeve ishte edhe ajo e përdorimit të maskës.

Në bazë të përgjigjeve në pyetësor, u identifikuan dy profile: një “antisocial”, i lidhur me ata që janë më rezistentë ndaj masave anti-Covid, dhe një “empatik”, i lidhur me ata që i respektojnë ato. Profili “antisocial” është i lidhur me pikët më të larta në pyetjet që kanë të bëjnë “pandjeshmërinë, mashtrim, armiqësinë, impulsivitetin, papërgjegjshmërinë”.

Tiparet, vëren studimi janë “tipike të çrregullimit të personalitetit antisocial”. Për subjektet e lidhura me profilin “antisocial”, rezultatet ishin më të ulëta gjithashtu në kontekstin e rezonancës afektive. Ekipi që drejtoi studimin shpreson që rezultatet e tij mund t’iu vijnë në ndihmë për të bindur autoritetet për të bërë më shumë për të edukuar njerëzit drejt sjelljeve të duhura.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?