Pa shtëpi dhe pa mbështetje, Pashkë Qepuri nga Kurbini apel shtetit për ndihmë

Tërmeti i 26 nëntorit ka lënë gjurmë edhe në fshatin Shpërdhet të Kurbinit. Në këtë fshat janë me janë 83 banesa të dëmtuara, nga të cilat 10 kanë dalë jashtë funksionit. E tillë është edhe banesa e Pashkë Qepurit. Për shkak të frikës se shtëpia mund tu shembet familjen e ka zhvendosur në një shtëpi në Tiranë, por vetë vazhdon dhe qëndron aty.

Banoret e Kurbinit kerkojne rivleresimin e banesave| ABC News Albania

I zoti i shtëpisë kërkon nga shteti që ti tregojë nëse shtëpia e tij është e banueshme apo jo, pasi në shtëpi ka edhe një vajzë të sëmurë për të cilën duhet të kujdeset.

“Jam ankuar dhe ka ardhur një komision, kanë bërë këto verifikime dhe thonë, banesa juaj të riparohet. Unë dua verifikim tjetër edhe jam me një invalide të grupit të parë, në pozita shumë të vështira”, shprehet ai.

Qepuri tregon se në grupet e verifikimit i kanë thënë se banesa kërkon vetëm një rikonstruksion dhe se mund të të qëndrojë në shtëpi. Por për kryefamiljarin fjala e tyre është e pamjftueshme.n

Vath Myrta kryetari i fshatit shprehet se në këtë zonë verifikimi është bërë në mënyrë selektive.

“Ajo është prishur në strukturë totalishte dhe çatia është prishur totalisht”, thotë kryeplaku.

Si familja qepuri në këtë fshat janë edhe shumë familje të tjera, të cilat presin nga shtetit që të merren masa për rikonstruksioni ose rindërtimin ku është e nevojshme./abcnews.al

SHKARKO APP