“Pacienti zero” ka hyrë nga Mali i Zi”, doktori Brataj ka dhënë detaje se si u zbulua dhe transportua rasti i parë me koronavirus
Skender Brataj , drejtor i Ugjencës Kombëtare ka komentuar dhe faktin se si u bë i mundur zbulimi i rastit zero siç mund të cilësohet i infektuar me koronavirus në vendin tonë.
Në studion e ABC News doktori Brataj ka bërë me dije se 28 vjeçari ishte paraqitur pranë një strukture private ku pas komunikimit me mjekët aty është këshilluar që të marrë 127 fakt që është kundërshtuar fillimisht me justifikimin se nuk ka asgjë për tu shqetësuar.
Menjëherë pasi është marrë informacioni në lidhje me këtë rast ka shkuar ekipi i punës dhe i ka marrë tamponin përgjigja e të cilit ka dalë në mbrëmje ku dhe rezultoi pozitiv.
Menjëherë pas daljes së përgjigjes ekipim mjekësor ka shkuar dhe ka marrë personin e infektuar dhe e ka sjellë pranë infektivit.
“Rasti i parë, ose “pacienti zero” kishin hyrë në Shqipëri nga Mali i Zi telefonuan, ato në fillim janë paraqitur pranë një strukture private dhe i ka thënë se duhet të shkonte tek infektivi. Pastaj është marrë 127 dhe ne atëherë kemi dërguar dhe marrë tamponin dhe më pas është analizuar tamponi dhe u tha se ishte pozitiv atëherë u organizua ekipi dhe ka shkuar dhe ka marrë pacientin e konfirmuar me koronavirus dhe e ka sjëllë në ambientet e infektivit”, është shprehur Brataj.
Gjithashtu ai ka bërë me dije se në momentin që ai është paraqitur pranë strukturave private përveç shenjave dalluese dhimbje fyti dhe temperaturë ka pasur edhe diarre një shenjë që nuk është identifikuese për këtë virus, por fatmirësit doktoresha të cilën ai e ka falënderuar ka arritur që ta neutralizojë si rast të dyshuar. /abcnews.al