Paketë për shpifjen, po për mashtrimin me shifra të rreme?

Nga Sulejman Mato

Dje në mesditë. në këshillin e Ministrave, me autoritetin që jep posti, Edi Rama formuloi një paketë ligjore , ndaj gazetave “të kazanit” dhe mediave “të kazanit”, e cila quhet “Paketa anti-shipfje”.
Ka një ligj i cili e dënon shpifjen gjer në një vit, por këtu bëhet fjalë jo për ato shpifje që dënohen me ligj por, për një lloj shpifje tjetër, të veçantë, një shpifje “shtesë”, kundër shpifjeve elektronike online, ndaj shtetit dhe pushtetarëve, të cilat janë vënë re në ca blobe, që denoncojnë vetëm personazhe qeveritarë, përfshirë dhe vet Kryeministrin Edi Ram, dhe veprime qeveritarëve.
Mirëpo, unë mendojj se paralel me to do të ishte mirë që në në atë Këshill ministrash të udhëhequr nga vetë kryeministri, të miratohej një paketë ligjore dhe për mashtrimin e zyrtarëve dhe qeveritarëve, përfshirë këtu dhe vetë Ministrat dhe Kryeministrin. Duhet patjetër të miratohert një paketë antishpifje, për shifrat e fryra të sukseseve të Ministrive dhe Bashkive. Kandari duhet të peshojë njëlloj, si për shpifjet e opozitës bdaj pozitës ashtu edhe për mashtrimet e vetë qeveritarëve të publikuara në fletore zyrtare dhe mediat televizive.
Fillimisht ishin dy oficerë policie që akuzoheshin për shpifje, të cilët braktisën vendin dhe denoncuan përmes videove, nga jashtë shtetit. Më pas ishte Babalja ai, i cili nga azili ku jeton, betohet me nënë e me babë, madje edhe me jetën e tij, se nuk ka shpifur asgjë dhe as ka gënjyer kënd.
Prokururia nuk ka vendosur se cili është Babalja i vërtetë… Babalja i parë nuk qenka Babalja i dytë, dhe Xhisela e vërtetë nuk qenka Xhisela e parë, ajo që u rrah dhe u dogj me cigare në kofshë.Dhe dëshimtari në polici Taulant balla ,sic u provua me gjyq ,nuk qenka Taulant Balla i vërtetë.
Unë nuk bëj pjesë te personat që e nxijnë realitetin dhe nuk shikojnë sukseset , por, vërej që kandari midis sukseseve dhe dështimeve anon nga dështimet. Dëgjoj shpesh në media se afirmohen shifra të rreme nga zyrtarë të lartë për realizime të rreme. Për disa nga këto realizime dhe Rama është i vetëdijshëm kur thotë, “për qeverinë di më shumë të meta unë nga ç’dini ju.”
Sali Berisha, e mbronte partinë e vet, por, , sa merrte vesh ndonjë imoralitet, e pushonte ministrin e tij brenda katër minutave. Këtë gjë duhet të bënte dhe Rama qysh në katër vitet e parë të qeverisjes, jo vetëm për Minitra e deputetë ,por edhe për shefa policie e kryetar bashkie. dhe jo papritur dhe pa asnjë shkak pas pesë vjetë qeverisje të lëshojë një rrufe në mot të kthjellët, duke shkarkuar shtatë ministra njëherësh.
Shpifja është dënuar dhe vazhdon të dënohet,mirëpo kjo paketë duket studjuar mirë, për të mos na kthyer në kohë . Janë disa analistë dhe disa blobe që të vënë në shënjestër, dhe disa media të lira që bëjnë debistime dhe denoncime ndaj akteve korruptive.Pikërisht këto medja dhe këto blobe i bëjnë një shërbim të mirë popullit dhe shtetit në luftën kundër padrejtësive dhe korrupsionit.
Sali Berisha denoncon në f.b se zoti Rama ka blerë disa këmisha me vlerë 23 mijë euro, ose ka në shtëpinë e tij një oxhak që kushton 18 mijë euro.Atëherë përgjigja është:Shpifje, shpifje, shpifje..! Sali Berisha me këtë paketë të re, antishpifje, do të gjendet para dyerve të prokurorisë. Dhe gazetari investigativ, Olldashi duhet të ndjehet i kërcënuar për sa kohë që prokuroria bëhet palë me maxhorancën e Ballës.
Kur luftojmë shpifjen duhet të luftojmë dhe ‘anti-shpifjen, dhe mbrojtësit e shpifjes dhe shantazheve në media.
Tashmë që po shkruaj këto radhë m’u kujtua një barcaletë. Ishin dy shkodranë në Kafen e Madhe. Shanin qeverinë… Kur u ngritën, njeri prej tyre shfryu: “Qeveri m…!

Aty pranë u ndodh një polic. Polici i ndali të dy… ”Kë shani ju…!

“Nuk shamë …

-. ”Thatë “qeveri m…!?” – -Aaa…ia ktheu me të qeshur i pari…-Po shanim qeverinë e Zogut…”-

-Jo, more, -ia priti polici.- Pse ,nuk e di unë se kush ështe qeveri m…”
Policët tanë janë ndryshe, përveç dy oficerëve që akuzojnë qeverinë nga azili politik, askush nuk guxon të denoncojë. Presin t’u rriten pagat, unë nuk jam për të trembur denoncuesit, ky ligj duhet menduar mirë që të bëhet sa më efektiv dhe të mos cënojë mediat e lira as denoncimet e opozitës.
Ajo që më nxiti të shkruaj këto shënime ishte një mendim i hedhur në erë nga deputetja E. Spiropali. Në një emision televiziv duhet të penalizohen dhe komentet…”tha ajo…

Të të shkojë mendja të penalizosh dhe komentet që qytetarët bëjnë, në shtyp, në facebook, në instagram, në blobe apo në jetën e përditshme, kjo flet qartazi për tmerrin që ka pushtuar mazhorancën nga çdo koment shoqëror.

Besoj se kjo paketë antishpifje është një hap më shumë dret shtetit totalitar. Besoj se kjo paketë e re ntishpifje tregon frikën e madhe që e ka zënë Edi Ramën këto ditë, në prag të denoncimeve të reja të batërdisë që është bërë me 50 00 vota të tepërta të hedhura në kutitë e votimit.

SHKARKO APP