Palestrat në kryeqytet bosh por stërvitja ka vijuar online gjatë gjithë pandemisë

Në kushtet kur edhe palestrat janë vendosur të qëndrojnë mbyllur edhe për shumë kohë të gjithë i janë drejtuar ushtrimit fizik online. Edhe pse jo me mjetet e duhura duket se sporti me komunikim elektronik po jep rezultatet e duhura. Një nga instruktorët e Tiraëns rrëfen eksperiencën e tij për stërvitjen online.

Në luftën kundër përhapjes së koronavirusit i gjithë aktiviteti në vend u pezullua për një periudhë kohe.

Por edhe pse disa janë rikthyer edhe pse jo me orare të njëjtë, ambientet e palestrave kudo në botë janë bosh njësoj si në këtë palestër në Tiranë.

Dikur me 150 abonentë, instruktori i saj ka gjetur një tjetër mënyrë për të mos i lënë klientët pa aktivitet fizik edhe pse nuk është njësoj.

Ndonëse jo si më parë, instruktori Vullnet Manushi çdo ditë në orën 17:30 del online për të gjtihë ata që duan të ushtrohen

Periudha e pandemisë ka shtuar interesin e qytetarëve për t’u ushtruar, por kryesisht të femrave.

Edhe pse në kushtet kur jo të gjithë kanë mundësi të kenë pajisje në shtëpi për t’u ushtruar, instruktori shprehet se kjo nuk ka pse të jetë një problem pasi ai a gjetur ushtrime që nuk kanë nevojë për mjete.

Palestrat ende nuk janë diskutuar në grupin e aktiviteteve që do hapen në vazhdim, duke qenë se ka një grumbullim të madh qytetarësh dhe ambjenti është i mbyllur, por deri atëherë të gjithë do të duhet të ndjekim palestrën online në kushte shtëpie. / Ora News

Ora News - Palestrat në kryeqytet bosh por stërvitja ka vijuar online gjatë gjithë pandemisë

SHKARKO APP