Pallati Mbretëror masa drastike për Meghan Markle

Që në momentet e para që është bërë pjesë e familjes mbretërore dukesha Meghan Markle ka vepruar shumë herë kundër protokolli zyrtar të Pallatit Mbretëror.

Pak kohë përpara se i vogli i saj të vinte në jetë ajo organizoi një baby-shower dhe gjithashtu çastin që djali i saj, Archie lindi e njoftoi në Instagram.

Këto dhe rregulla të tjera të protokollit janë shkelur herë pas here nga Markle. Por duket se anëtarët e familjes mbretërore nuk do të tolerojnë më shkelje të tilla.

Biografia Angela Levin është shprehur se Meghan është e zgjuar dhe e bukur dhe këto cilësi ja ka treguar gjithë botës, edhe pse ka zemëruar të gjithë antarët e mbretërisë.

Ajo më pas ka thënë se pallati mbretëror ka vendosur të reagojë ndaj veprimeve të Meghan dhe tashmë do të kontrollojë çdo aktivitet të saj.

Kujtojmë se për shkak të thyerjes së shpeshtë të protokollit Meghan Markle ka humbur një pjesë të madhe të stafit të saj, duke përfshirë edhe këshilluesin për mediat.

SHKARKO APP