Pamje befasuese: Ja pse duhet t’i lani duart fort
Këto pamje tregojnë se përse duhen larë duart rregullisht, me sapun dhe për të paktën 20 sekonda.
Kjo provë është kryer nga Daily Mail duke përdorur kamera speciale me UV.
Gazetari fillimisht vendos në dorë një xhel, që njihet si Glo Germ, i cili tregon se si mikrobet ngjiten në lëkurë.
Sa më e bardhë dora, aq më e pistë dhe e mbushur me mikrobe e viruse njësoj si koronavirusi.
Në pjesën e parë të fotos shihet se si mbeten viruset dhe mikrobet në dorë kur nuk lahet ose kur lahet pa sapun duke e fërkuar vetëm pak sekonda.
Në pjesën e dytë të fotos tregohet se si largohen mikrobet sa më shumë ta lash dorën me sapun. Me një larje 30 sekonda, dora mund të quhet krejt e pastër.