Papa Francescu heq sekretin Pontefik për abuzimet seksuale ndaj të miturve
Në ditën e ditëlindjes së tij Ati i Shenjtë Papa Francesco vendosi heçjen e sekretit pontefik ndaj rasteve të abuzimit, dhunës seksuale e pedopornografisë nga klerikë ndaj të miturve.
Ku vendim u bë publik sot e u firmos nga Ati i Shenjtë pas një udience private të zhvilluar më 4 dhjetor 2019 me Zëvendësin e Cështjeve të Përgjitshme të Sekretarisë së Selisë së Shenjtë , Shkelqesinë e tij Edgar Pena Parra.
Me këtë dokument Ati i Shenjtë sjellë risi të paprecedent në luftën kundër plagës së Pedofilisë në Kishë e në emër të një transparencë që shumë herë në të shkuarën ka munguar gjatë episodeve të abuzimeve.
Do të vazhdoj të ruhet konfidecialiteti për të shmangur dëmet, imazhin, sferën personale të të akuzuarve deri pa u marrë vendimi.
Por ky dokument të ri vendos se nuk do të mbrohen më nga shkalla e lartë e konfidencialitetit i imponuar nga sekreti me sanksionet përkatëse për ata që i shkelin, ndaj të gjitha rasteve të abuzimeve të kryera nga priftërinjtë e peshkopët.
Gjithashtu denoncuesit, viktimat, dëshmitarët e këtyre rasteve nuk do të jetë më të detyruar të ruajnë sekretin e tyre apo të shfaqin vetveten.
Papa Francesko ka modifikuar dhe “Normat për krimet e rënda” të Kongregatës së Doktrinës së Fesë duke vendosur që abuzimet kosiderohen të tilla për të gjithë viktimat deri në moshën 18 vjec, normativa e tanishme kishte si kufi limit moshën 14 vjeç.
Një tjetër ndryshimi rëndësishëm i firmosur nga Ati i shenjtë është heqja e rregullit të detyruar që roli i avokatit apo i prokurorit në rastet e abuzimeve në gjykatat e dioqezave duhet të kryhet nga një prift, tashmë ai mund të jetë një person laik.