Papa ndërmerr nismën me 14 maj, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë zbulon detaje

Genti Kruja, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë gjastë një interviste për Fax Neës foli mbi nismën e marrë nga Papa Françesku për në datën 14 maj.

Ati i Shenjtë ka bërë thirrje që me datë 14 maj besimtarët e të gjithë botës të bëjnë lutje, agjerim dhe bamirësi për njerëzit të cilët u preken nga kòronavirusi.

Kruja tha se “kjo datë të shënuar nga Papa është një ftesë për të gjithë besimtarët pa dallim feje dhe secili të lutet në mënyrën e vet, të agjerojë në mënyrën e vet dhe të bëjë bamirësi në mënyrën e vet.

Kjo do të jetë një ditë simbol e cila do shërbejë edhe si ditë e shënuar për më tej”, -tha Kruja,

“Kjo do të jetë edhe një ditë e cila do synojë që të afrojë më shumë besimtarët me njëri-tjetrin si dhe do të afrojë më shumë njerëzit me Zotin”,-përfundoi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar Genti Kruja.

SHKARKO APP