Papa nuk do të mbajë meshën e të dielës në Shën Pjetër, por me lidhje direkte ‘live-stream’
Vatikani njoftoi sot se Papa Françesku nuk do të mbajë meshën e të dielës nga ballkoni tradicional i sheshin Shën Pjetër por me anë të lidhjes direkte online për të evituar grumbullimin e njerëzve në shesh në kohë alarmi nga koronavirusi i ri.
Kryeprifti 83-vjecar, i cili vuan aktualisht nga një i ftohtë, ka anulluar disa grumbillime publike në Vatikan ditët e fundit.
Dhjetra mijëra njerëz vërshojnë në Vatikan për të parë Papën, i cili rezultoi negativ për virusin Covid-19.
Kanë qenë të rralla herët kur Papa nuk ka dalë në dritaren e Shën Pjetër, që është kthyer në një nga traditat e vjetra romane, në të cilën disa familja marrin pjesë çdo javë.
Në fakt fjalimi i tij do të mbahet pa publik brenda librarisë papale në Pallatin Apostolik të Vatikanit dhe do të mudn të shihet në internet dhe në televizion, thuhej në deklaratë.
Papa ka nisur bekimet e rregullta të së dielës që prej vitit 1954.