Para se ta hapësh Instagram-in më 1 janar, kujto këto 8 gjërat
Rrjete sociale si Instagram-i, Facebook, Twitter-i dhe gjithë rrjetet e tjera sociale, janë pjesë e pandashme e jetës sonë. Kjo s’do të thotë që s’kemi asgjë për të ndryshuar në marrëdhënie me to. Zënë pjesën më të madhe të kohës sonë dhe ky është problemi i parë. Gjithë gjërat që duhet të ndryshoni në raport me rrjetet sociale, këtë vit të ri, i gjeni më poshtë:
1-Thuajini vetes që nga 1 janari profili i ish-it në Instagram, nuk kontrollohet më. Fshijeni njëherë e mirë nga jeta nëse jeni e bindur që s’ju meriton. Pse shpenzoni MB duke parë foto të tijat?
2-Rifreskoni miqtë tuaj dhe ndjekësit. Kujdesuni të mbani njerëzit që vërtetë interesohen për përditësimet tuaja dhe qëndroni larg lidhjeve të pashëndetshme ose të panevojshme online.
3-Mos harroni LinkedIn-in! Vërtet jetojmë në epokën e Tik Tok, por LinkedIn kërkon pak më shumë dashuri. Hapeni ndonjëherë, pranojini ato kontakte dhe bëjeni CV-në tuaj online të shkëlqejë.
4-Nëse jeni shtatzënë, URIME, por mendoni pak për ndjekësit tuaj dhe mos postoni 382746 gjëra që lidhen me bebin dhe shtatzëninë. E dini sa bukur dukeni nëse ruani masën?
5-Hiqni dorë nga filtrat. Rezultatet e FaceTune-it i adhurojmë, por kthehuni në realitet. Nuk ka asnjë ligj të shkruar që thotë se fytyrat në Instagram duhet të jenë të gjitha njësoj.
6-Hiqni dorë nga profilet fallco. Uh sa kohë do humbisni nga jeta duke kërkuar ç’po bën i/e dashura e tij/saj.
7-Përdorni më pak testet e Facebook-ut si: “Cili nga miqtë tuaj është më i mire”, “Ku do punoni pas 10 vjetësh”, “Sa fëmijë do të keni”. Këto mund të jenë argëtuese, por miqtë tuaj nuk duan t’i shohin çdo ditë. Në fakt sa herë që ju futeni për të bërë këto testime, i jepni mundësinë faqes që të ketë akses në informacionet tuaja personale dhe në listën e miqve.
8-Kujtoni se në fund të ditës e rëndësishme është të shijoni jetën, jo pëlqimet në foton e hedhur. Nuk është e detyrueshme që çdo moment i jetës suaj të publikohet atje.