Paradoksi “nexhmijan”

Nga Edmond Arizaj –

Paradoksi ne pergjithesi eshte nje “situate” ku logjika nuk arrin dot te jape shpjegim. Por cfare eshte superparadoksi?! Besoj nje paradoks me disa akte.

Nuk jane paradoksale keto qe po shkruaj, por vijne nga turbullirat e asaj qe lexoj, nisur nga kurreshtja, apo deshira per info historike, pavaresisht burimit.

Ja ta shpjegoj me pak me shume fjale, duke anashkaluar ndjenjat e te matufepsurve te diktatures, apo matufepjes nga indoktrinimi…

Ne fleten e pare te superparadoksit, bashkeshortja e ish diktatorit shqiptar, rrefen se ish kryeministri i vetevrare Mehmet Shehu, paskesh qene rekrutuar qe heret nga sherbimet sekrete, ka vijuar te kaloje dore me dore nga francezet, amerikanet, ruset, serbet, madje ka marre urdher te eleminoje Enver Hoxhen, por nuk ka mundur dot.

Por ne fleten e dyte te superparadoksit kemi nje skene, qe e vendosur ne kohe dhe ne hapesire eshte krejt e paqendrueshme; Enveri i thote Ramizit dhe me pas ne shtepi edhe Nexhmijes, se Mehmetit do i jepet nje verejtje ne kartele dhe ai do vazhdonte punen!!!

Si nje apostrof brenda kesaj pjese te superparadoksit, kemi nje miniparadoks; nese Mehmeti perfundimisht do te vijonte te ishte kryeminister, do te guxonin valle vartesit e tij ta benin qepaze me kritika, te cilat shtriheshin nga lufta e Spanjes deri tek thashetheme zyrash?!

E duke vijuar me pjesen e trete te superparadoksit “nexhmijan”; Mehmetit te gjalle i falet tradhetia, por Mehmetit te vdekur jo?! Dhe ne kete tallazitje superparadoksesh, ku na hedh Nexhi me rrefimet e saj te ngurtesuara e krejt te pashpresa per nje soj reflektimi, nje dyshim me breu, dyshim qe me shtyn kah atyre qe mbeshtesin versionin se Enveri e dinte se Mehmeti do gdhihej i vdekur ate dite: Mos valle ai fjalimi qe diktatori e lexoi sikur Mehmeti te ishte gjalle (qe e pershkruan edhe Nexhmija), eshte shkruar duke e ditur se Mehmeti do ishte i vdekur, por ama mbi te gjithe kritiket e pameshirshem, do te vezullonte dora e Enverit qe i zgjatej serish Mehmetit per ndihme, por qe ai nuk priti te ndjente ngrohtesine e saj?

Dhe kjo pyetje qe s’ka per te marre kurre pergjigje (sepse Nexhmija nuk do te tregoje, ashtu si Ramizi), eshte rubini qe qendron ne mes te kurores se superparadoksit “nexhmijan”.

PS: Pse prape me Nexhmijen?! Me mire te vrasesh mendjen per superparadokset e diktatures, se sa per superparadokset e Shqiperise demokratike, ku nje perkrahes i flakte per ngritjen ne pushtet te grave dhe vajzave si kryeministri yne, ne rastin me te mire per t’i promovuar ato, zgjedhje bashkiake pa rivale, sidomos ne qytete te vogla e te paemancipuara zgjedh vetem burra, e aq me shume “jo fort katolike”…

SHKARKO APP