Paratë e tërmetit në dorë të Ahmetajt, ja si tallet Çani
Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, ka komentuar edhe menaxhimin e ndihmave pas tërmetit. Çani tha se i dukej një tmerr që Rama nxjerr disa imam në TV, por i futi edhe një kunjë ish ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, duke thënë me ironi se me Arbenin, ndihmat janë shumë të sigurta.
“E bukura ishte kur Rama tha që ndihmat do t’i menaxhojë Arben Ahmetaj… I keni super të sigurta, po, po…”
Arben Ahmetaj ishte një nga ministrat më të afërt me Edi Ramën, i cili drejtoi një “mega” ministri, por me ndryshimin e kabinetit në dhjetor 2018, kur Rama vendosi në qeveri njerëz të papërfolur dhe të panjohur, Ahmetaj u largua.
Tashmë, veç detyrës si kryetar i Komisionit të Ekonomisë, në këtë kohë tragjedie, Ahmetaj do të menaxhojë edhe ndihmat që sjellin shqiptarët dhe ndërkombëtarët.