Paratë sjellin lumturi vetëm nëse keni më shumë se të tjerët
Paratë ju bëjnë të lumtur vetëm atëherë nëse keni më shumë se miqtë dhe fqinjët tuaj- thotë një studim i ri. Kur bëhet fjalë për paratë, disa gjëra thuajse asnjëherë nuk ndryshojnë.
Një studim i ri britanik tregon se paratë sjellin kënaqësi, vetëm nëse u vënë në pozitë superiore financiare në raport me miqtë dhe të afërmit tuaj. Automjeti sportiv, shtëpia e madhe dhe puna që paguhet mirë, do t’u bëjnë të lumtur vetëm nëse njerëzit rreth jush kanë më pak se ju.
Të dhënat e studimit pohojnë se për shkak të situatës më të mirë materiale, gjithnjë e më shumë njerëz qëndrojnë më gjatë në punë dhe mundohen të fitojmë më shumë para.
Ekspertët thonë se sjellja e këtillë çon te pakënaqësia e vazhdueshme. Duke vrapuar pas parasë dhe standardit më të mirë jetësor, njerëzit kanë harruar raportet ndërnjerëzore dhe si pasojë e kësaj vjen deri te numri më i madh i lidhjeve jo të mira dhe ndarjes së çifteve.