Parisi, qyteti më i shtrenjtë në botë

Parisi, Hong Kongu dhe Singapori kryesojnë listën e qyteteve më të shtrenjta të botës. Kjo është hera e parë në historinë 30-vjeçare të anketës vjetore të realizuar nga njësia ekonomike e inteligjencës pranë “The Economist”, që kreun e renditjes e ndajnë tri qytete së bashku.

Vëzhgimi krahason çmimet në 133 qytete të ndryshme të globit. Kryeqendra e Francës, edhe vitin e kaluar u radhit e dyta për nga shtrenjtësia e jetesës. Një prej artikujve kryesorë të përbashkët që krahasohen, sa i takon çmimit, është buka. Por ka dhe mënyra të tjera për të krahasuar kostot.

Kur tregon se Parisi ka qenë në listën e 10 qyteteve më të shtrentja që në vitin 2003, autorja e raportit Roxana Slavcheva shikon ndër të tjera edhe sa kushton një prerje flokësh për grate atje. “Në kryeqytetin francez, prerja shkon te 119 dollarët, ndërkohë që në Zurich është gati 74 dollarë, ndërsa në Osaka të Japonisë vetëm 53.46 dollarë”.

SHKARKO APP