Parlamenti i Avdylajve do shkarkojë Presidentin?

Nga Aranita Brahaj

Kundër shkarkimit të Presidentit,
Presidenti i një vendi Pluralist në tentativë të përhershme drejt demokracisë, mund të shkarkohet por jo asnjëherë pas një dekreti që shpëton vendin nga zgjedhje fiktive thuajse moniste.
Presidenti i një vendi ku vepron shteti i së drejtës mund të shkarkohet, arrestohet, procedohet. Për këtë duhen Institucione si Gjykata Kushtetuese, Prokuroria e Pa Instrumentalizuar, Parlamenti pa Ndraxhin e 339 në Durrës.
Në asnjë rast një President nuk mund të shkarkohet nga Kreun e Partisë Shtet në bashkëpunim me Ambasadorët që janë përfaqësues të shteteve të tjera, të cilave nuk mund tua delegojmë sovranitetin si koloni.
Unë nuk jam mbështetëse dhe simpatizante e Ilir Metës, as partisë së themeluar prej tij për të cilën shpesh kam artikuluar edhe kundër mbi disa fenomene elektorale, as të vendimit të Ramës për ta zgjedhur president, por nëse ka individ përgjegjës që vendi po mbetet pa institucione tashmë edhe pa President legjitim, ky është #RamaIk në përpjekje për të instrumentalizuar gjithçka Rama shkatërroi edhe ekzistencën formale të institucioneve qeverisëse.

Lexoni edhe

SHKARKO APP