Parlamenti i Holandës foli, për Shqiptarët!

Nga Edmond Stojku -Shume njerez u tronditen nga lajmi se Holanda – nje vend mik dhe investitor i rendesishem ne Shqipwri – kerkoi nga tribuna e saj parlamentare qe ndaj shqiptareve te rivendoset regjimi i vizave per udhetimet ne zonen Shengen. Dhjete vjet pas liberalizimit te tyre, ky hap mbrapa do te ishte fatal per krejt procesin tone te integrimit europian. Por ne fakt ky nuk eshte lajmi.

Debati i hapur ne parlamentin holandez eshte pasqyra me e qarte qe shqiptaret te shohin ne sy si eshte shkaterruar dite pas dite imazhi i tyre ne bote. Dhe si te reagojne ndaj kesaj politike vetevrasese.

Lajmi eshte se Holanda pret qe shqiptaret te ndergjegjesohen per te larguar menjehere nga pushteti trafikantet – qe ne menyre direkte apo indirekte po i prodhojne vendit nje izolim te ri politik.

Nuk do te merrem me pasojat ne rast se nje kercenim i tille do te permbushej. Si europianist dhe mbeshtetes pakushte i vizionit europian per Shqiperine une, mbetem me besim se Bashkimi Europian nuk do ta ndershkoje kolektivisht nje popull te tere per shkaqe qe lidhen me nje kaste te korruptuar dhe kriminale, e cila ka uzurpuar pushtetin. Une mbetem me besim se vendet mike te BE-se nuk mund te denojne cdo shqiptar te ndershem per hater te cinizmit politik te ministrave te Rames apo te nje sistemi tashme te rrezuar moralisht nga dyfytyresia e leadership-it.

Ndeshkimi kolektiv bie ndesh me te drejten europiane dhe une besoj se Europa nuk do te dhunoje parimet e saj themelore – qofte edhe ne emer te politikes populiste te vendeve te vecuara anetare. Eshte detyra e çdo shqiptari te besoje tek vlerat europiane.

Ne krahun tjeter – sa here permendet Holanda, me kujtohet nje kompani arkitekture me nje emer qe te kujton gripin e shpendeve, te cilen Rama e solli ne Tirane nga Amsterdami si alibi te vizionit te tij europian te zhvillimit. Ai e perdori ate per te shitur leje ndertimi, permes nje drejtori bashkie qe me vone u be kryetar ne te gjithe tenderat e projektimit qe beheshin ne Tirane.

Ndjeshmeria shume e ulet ndaj te drejtes, standarteve demokratike te barazise e ndershmerise se gares ne nje treg te lire – edhe pse te vogel si Shqiperia – ka qene nje fenomen i shpeshte i tranzicionit. Shpesh tek konkurentet europiane kompanite shqiptare nuk kane pare modelin e duhur te vlerave europiane – por konkurencen e pandershme, pazarin politik, korrupsionin si “raison d’etat”; Shpesh mediat kane denoncuar lobingun e ambasadave dhe arsyetimet kallpe “integrim ne shkembim te favoreve”…

Te mos harrojme se politikanet shqiptare i ka korruptuar gjithmone ai qe paguan me shume: per fat te keq sot kriminelet shqiptare i paguajne ata me shume se interesat europiane te vendit. Ne kushtet kur rruget e financuar me buxhetin e shtetit (apo me PPP) kushtojnw 10 here me shtrenjte se rruget e financuara nga BERZH, BEI apo BB (partneret financiare nderkombetare te vendit) – do te ishte fatkeqesi qe kjo kaste e korruptuar politike te duartrokitej per futjen e vendit ne BE. Ata thjesht do te fusnin duart ne thesin e madh te financimeve europiane – duke vjedhur masivisht te ardhmen e shqiptareve, sic kane vjedhur deri me sot nderin e tyre ne bote.

Ne kete kuptim – diskutimi parlamentar dhe propozimi holandez per rivendosjen e vizave – duhet lexuar drejt si nje thirrje e vemendjes ndaj shqiptareve te thjeshte, votuesve dhe krejt komuniteteve shqiptare – brenda e jashte vendit – per t’I dhene fund nje politike qe mbeshtet krimin dhe korrupsionin ne kurriz te imazhit te vendit dhe te fatit te cdo qytetari te tij.

Një izolim i ri i vendit do te ishte vetem ne favor te kastes sunduese – qe pasi ktheu ne pushtet gjithe pinjollet e diktatures enveriste te kthente ne fuqi edhe regjimin e tyre politik – nje Shqiperi te izoluar “shkemb graniti ne brigjet e Adriatikut”, e cila vdes me forcat e veta, nje vend ku do te lulezojne vetem trafikantet e licensuar te kanabisit, aziatikeve te deshperuar dhe te krimit.

SHKARKO APP