Pas 52 vitesh familja pranon, libri ”100 vjet vetmi” do bëhet film

”Njëqind vjet vetmi” e Gabriel García Márquez, që u botua në vitin 1967 dhe më pas u bë pjesë e kanonit letrar, së shpejti do të trajtohet ndryshe. Për herë të parë pas 52 vitesh, familja e shkrimtarit lejon që “100 vjet vetmi” të përshtatet për ekranin.

Kompania njoftoi se kanë tashmë të drejtën ekskluzive të librit që tregon historinë e familjes Buendía, e cila jeton në një qytet imagjinar të quajtur Macondo dhe xhirimet do të realizohen pothuajse tërësisht në Kolumbi.

2 djemtë e Márquez, Rodrigo Garcia and Gonzalo García, do të shërbejnë se producentë ekzekutivë. “Për vite me radhë, babai ynë nguroi t’i shiste të drejtat e librit pasi besonte se realizimi do të ishte i kufizuar dhe prodhimi në një gjuhë tjetër përveç spanjishtes, do të ishte e padrejtë,” tha Rodrigo Garcia në një deklaratë.

Megjithatë, ai shtoi: “Në epokën e tanishme, me nivelin e shkrimit dhe regjisë, cilësia e projekteve kinematografike ka ndryshuar”. Nga ana tjetër, Netflix ka pasur sukses me disa prodhime në gjuhën spanjolle, si “Roma” që fitoi 3 çmime Oscars, apo “Narcos”, serial mbi historinë e Pablo Escobar.

SHKARKO APP