Pas premtimit për spitalin, fierakët i thurin këngë presidentit turk Erdogan (Video)
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka premtuar se brenda 3 muajve do të ndërtojë Spitalin e Fierit.
Duket se ky premtim i presidentit turk por edhe ndihma e Turqisë në procesin e rindërtimit në Laç ka bërë që Erdoganit t’i dedikohet një këngë.
Mjeshtëri i polifonisë Guri Rrokaj i ka kushtuar këngën presidentit turk, ku nuk nguron t’i thurë atij lavde.
TEKSTI I KËNGËS
Lajmi bukur mori dhenë, në gjithë botën sot po zjen
Erdogani tha me gojë, Shqipërinë do ta ndihmoj
Shteti turk dhe Ankaraja tregoi dashurinë e saj
Shqipërisë iu gjend pranë, porsi nëna për evlanë
Në Turqi tek gjysmëhëna, Erdogan nuk bën më nëna
Burri i besës që s’të fal, tha të bëhet një spital
Laçin po nge në themel me gjithë lagje krejt po del
Do bëjë spitalin në Fier për të gjithë vilajetin
Ky Rexhep Taip Erdogan Presidenti turk me famë,
Për Shqipërinë do mbesë ikonë, sa more sa malet të rrojë!